![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/04/BeFunky-collage-4-1-600x360-1.jpg)
Akil Gjakova dhe Dardan Cena garojnë sot në Evropianin e Xhudos
26 prill 2024
| 08:46
Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i Xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të garojnë sot në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Ata do të tentojnë ta ndjekin rrugën e Distria Krasniqit që e fitoi medaljen e artë dje në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Gjatë ditës së djeshme garoi edhe Flaka Loxha, por u eliminua në raundin e dytë.
E në fundjavë do të garojë edhe Loriana Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë.