Musliu-Shoshi: Kërkesat e aleatëve për anëtarësim në KE tregojnë se e kanë humbur besimin në qeverinë Kurti

26 prill 2024 | 15:15

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka vlerësuar se kërkesat e vazhdueshme të aleatëve ndaj Kosovës për Asociacionin tregojnë se ata kanë humbur besimin ndaj qeverisë Kurti.

Ajo ka bërë me dije se aleatët më nuk po besojnë as në letrën e zotimeve që presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari ia kanë dërguar Këshillit të Evropës.

Deputetja e PDK-së, ka thënë se kauzat e rrejshme të Kurtit po i kthehen bumerang Kosovës.

“Kërkesat me ngulm për anëtarësim në KE tregojnë qartë që aleatët tanë kanë humb besimin në qeverinë Kurti! Ata nuk besojnë në zotime, përfshi letrën e dërguar ku premtojnë implementimin e Asociacionit, miratimin e Kodit Civil dhe shumë çështje tjera, nënshkruar nga Vjosa, Albini e Glauku! Kauzat e Albinit të përdorura vetëm sa me ardhur në pushtet duke mos kursyer asnjë mjet ndaj partive në pushtet, sot po i kthehen bumerang! Pavarësisht kësaj, interesi i Kosovës mbi të gjitha! Kosova dhe qytetarët e saj meritojnë anëtarësimin në KE! E pafalshme do të jetë humbja e një momentumi të tillë”, ka shkruar Musliu-Shoshi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, ka…