Kadaj-Bujupi sqaron të vërtetën për dorëheqjen nga Vetëvendosja

08 janar 2018 | 19:18

Pas raportimeve të sotme në media se Donika Kadaj-Bujupi ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtares së Kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje, deputetja e Kuvendit të Kosovës ka konfirmuar se dorëheqje nga kjo pozitë ka dhënë që në muajin shtator të vitit të kaluar.

Në një prononcim për “Insajderin”, Kadaj-Bujupi ka thënë se dorëheqja e raportuar sot në media, në fakt kishte ndodhur para disa muajve.

“Jo, unë kam dhënë dorëheqje në muajin shtator. Prej Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje kam dhënë dorëheqje që në shtator”, ka thënë Donika Kadaj-Bujupi.

Ndërkaq, edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Topalli ka dhënë sot dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Topalli konfirmoi se nga sot nuk do të jetë pjesë e asnjë pozite brenda Lëvizjes, teksa ka thënë se në një letër të tij, të publikuar në media, tregohen arsyet e këtij vendimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i turistëve të huaj në Kroaci në nëntor të…