SBAShK-u me disa kërkesa drejtuar qeverisë, Jasharaj: Të mos na përsëritet viti 2022

01 maj 2024 | 13:47

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj në protestën e sotme i ka bërë thirrje qeverisë që të plotësojë kërkesat e kësaj sindikate.

Ai është shprehur se qeveria po vazhdon t’i ik dialogut, duke u shprehur se nuk dëshirojnë që të përsëritet viti 2022.

“Kemi bërë shumë angazhime dhe kemi pasur gatishmëri që shqetësimet dhe kërkesat legjitime të anëtarësisë dhe pensionistëve t’i bashkëbisedojmë me qeverinë dhe të angazhohemi bashkërisht për realizimin e tyre”.

“Por, qeveria vazhdon t’i ik dialogut dhe parandaj duke respektuar zërin e anëtarësisë jemi këtu në këtë protestë me apelin drejtuar qeverisë që të realizojë kërkesat tona për të parandaluar kështu veprimet e tjera sindikale. I drejtohem Qeverisë me lutjen që të veprojë dhe të mos na përsëritet vitit 2022, kur filluam me protesta modeste, pastaj me protesta masive dhe shkaku i heshtjes së tyre na u desht të bëjmë edhe veprime sindikale që asnjëherë nuk i kemi dashur”, është shprehur ai.

Ata kanë listuar edhe kërkesat që ia kanë drejtuar qeverisë:

Duam dialog social për realizimin e kërkesave tona.

Nuk lejojmë të bëhen ndryshime të ligjeve në dëm të punëtorëve të arsimit.

Kërkojmë nënshkrimin e aneks kontratës kolektive të arsimit sidomos për ruajtjen e vendeve të punës.

Kërkojmë urgjentisht të ngritët vlera e koeficientit të pagave për së paku 30 për qind.

Kërkojmë përmirësimin e kushteve të punës në institucionet arsimore.

Plotësimi i ligjeve të mos bëhet pa pajtimin e sindikatave.

Duam funksionalizimin e Këshillit Ekonomiko-social.

Kërkojmë që norma javore të jetë 18 orë si në të gjitha shtetet e rajonit, e jo 20, 22 e edhe 24.

Qeveria të siguroj buxhet për zbatimin e kontratës kolektive, pa pasur nevojë të shkohet nëpër gjykata.

Qeveri,zbato vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagesën e përvojës së punës 0.5 për qind edhe për 15 vitet e para të punës.

Kërkojmë të kemi përfaqësues të punëtorëve në komisionet e bordeve në të cilat vendoset për fatin e tyre , për çështjet jetike të punëtorëve të arsimit dhe të gjithë punëtorëve të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, është duke marrë…