Ancelotti: Bayerni ishte një tjetër nivel, por ne kishim Kroosin

01 maj 2024 | 16:11

Ishte padyshim një përballje spektakolare, pavarësisht se u mbyll pa fitues. “Bavarezët” e Bayern Munich dhe “Galaktikët” e Real Madrid nuk shkuan më shumë se barazimi 2 me 2, në aktin e parë të fazës gjysmëfinale, të UEFA Champions League, në një sfidë që fare lehtë mund të ishte fituar nga “gjigantët” gjermanë, me këta të fundit që shpërdoruan dhjetra raste para porte.

Pas ndeshjes, një koment të shkurtër mbi performancën e skuadrës së tij e bëri edhe tekniku i “Galakatikëve”, Carlo Ancelotti, i cili nuk e mohoi në asnjë moment superioritetin e Bayern, teksa theksoi se skuadra e tij ishte në nivel më të lartë, ndërsa më tej foli edhe “arkitektin” gjerman të mesfushës, Toni Kroos.

“Në fund të ndeshjes ne kishim më shumë energji, pasi ata kishin vrapuar më shumë se ne. Jemi gjysmë të kënaqur me lojën që bëmë, pasi Bayern luajti në nivelin më të lartë të mundshëm, ne jo. Pastaj ne kishim Toni Kroos. Është e kotë të shpenzosh fjalë për të, ai është një njeri i mrekullueshëm. Ai bën gjithçka mirë dhe asistimet për Vinicius janë super. Lëvizja para golit ishte gjithashtu e pabesueshme”, u shpreh strategu italian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ekspozitë e pajisjeve ushtarake perëndimore të marra nga forcat…