Mbetën të bllokuar në det, shpëtohen 11 turistë në Vlorë

01 maj 2024 | 19:49

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare kanë shpëtuar 12 persona mes të cilëve 11 turistë të cilëve iu rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det.

Bëhet e ditur se ka qenë vetë drejtuesi i mjetit lundrues 30-vjeçari E. L. banues në Vlorë, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi përballë portit të Vlorës, mjeti i tij lundrues, kishte pësuar defekt në motor.

Policia pasi ka marrë njoftimin ka bërë të mundur shpëtimin e tyre ku 11 turistët ishin nga vende të ndryshme si Polonia, Franca, Izraeli e Belgjika.

Sipas asaj që njofton policia pronari i mjetit lundrues është ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë, ndërsa mjeti lundrues i tij u bllokua, pasi nuk ishte i pajisur me Çertifikatën e Operatorit Turistik Detar.

Ndërkohë turistët të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe të Rojës Bregdetare për ndihmën dhe reagimin e shpejtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur Kroacinë. Lëkundjen janë…