Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK-së

02 maj 2024 | 11:10

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, ka thënë se heroi Kodra është ndër figurat më embelmatike të UÇK-së.

“Jemi mbledhur në këtë seancë për të nderuar e vlerësuar figurën kombëtare të heroit të Kosovës Ilaz Kodra. Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK-së, e cila i përket bërthamës themeluese të kësaj ushtri të lavdishme në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari. I rritur e frymëzuar në frymë patriotike, Ilaz Kodra nuk kishte asnjë iluzion që Kosova mund të çlirohet pa luftë, për këtë arsye u bashku me Adem Jasharin, Hamëz Jashani, Zahri Pajazitin e të tjerë në njësitin e parë ushtarak që ishte bërthama e UÇK-së. Ky grup patriotësh e panë të parët lirinë e Kosovës prandaj sakrifikuan çdo gjë që këtë liri ta shohë e ta gëzojë i gjithë populli ynë”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën solemne në nderim…