Taravari i gëzuar që do të bashkëpunojë me nacionalistin Mickovski: VMRO-ja dhe VLEN-i kanë program fantastik

02 maj 2024 | 11:45

Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka vlerësuar lart programin e koalicionit VLEN dhe VMRO-së.

A ka thënë se këto dy subjekte politike kanë programe fantastike.

Madje, ai është shprehur i kënaqur për mundësinë e bashkëpunimin me liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski, i cili gjatë fushatës zgjedhore nuk është ndalur me deklarata nacionaliste.

Në një intervistë për “Albanien Post”, ai ka thënë se Mickovski ia do të mirën Maqedonisë.

“Për VMRO-në dhe VLEN-in ka një program fantastik që na pret përpara. Natyrisht që ka objektiva të ndërsjella dhe jam konfident që do t’i arrijmë. Jam i gëzuar të bashkëpunoj me një profesor universitar si z. Mickovski që ashtu si të gjithë ne do më të mirën për këtë vend”, ka thënë Taravari.

I pyetur për diskursin nacionalist të Mickoskit dhe propozimin e kandidates për presidente të VMRO-së për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për luftën e 2001-së, ai ka thënë se nuk i sheh seriozisht.

“E kam parë si një moment elektoral”, ka thënë Taravari.

Ai ka vlerësuar në Maqedoni të Veriut nuk ka rregulla politike.

“Në Maqedoni ka një rregull që nuk ka rregulla në politikë e sidomos në Qeveri. Kjo ka qenë fryma e tmerrshme që na ka mbjell BDI-ja 23 vjet. Me ne do të jetë ndryshe!”, është shprehur Taravari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Tomë Gashi nuk ndalet se lavdëruar kryeministrin Albin Kurti.…