Haliti, qeverisë: Mos bëni filma, pretimin për luftim të korrupsioni nuk e keni mbajtur

02 maj 2024 | 13:33

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka kritikuar qeverinë Kurti se nuk e ka mbajtur premtimin për luftimin e korrupsionit.

Në seancën e sotme parlamentare, ku është duke u diskutuar për raportin e DASh-it që flet për korrupsion serioz qeveritar, Haliti ka thënë se qeveria ka bërë filma me këtë çështje.

Sipas tij, deri me tani asnjë zyrtar i lartë nuk është arrestuar për korrupsion.

“Me premtimet e dhëna, veçanërisht nga ju që keni pushtet tash, se do ta luftoni korrupsionin, me rrënjë do ta shkulni dhe ata të korruptuarit do të përfundojnë mbrapa hekurave, duhet të them se nuk ka dalë ashtu. Nuk kam dëgjuar që është arrestuar dikush për korrupsion në nivel të lartë. I keni marrë nëpër komuna edhe ndërmarrjet e pastrimit, disa i keni arrestuar dhe kam pa që edhe me njerëz të sëmurë keni bërë filma me kamera, pasi i keni arrestuar i keni kthyer edhe një herë me i qit në televizion. Pra, filma nuk duam të bëjmë”, ka thënë Haliti, raporton “Nacionale”.

Ai ka thënë se korrupsionin ekziston edhe në fushën e shëndetësisë.

“Korrupsioni në qeveri, nëse nuk e dini i keni 270 komani që merren me tregti të iliqeve në ministrinë e shëndetësisë. Nuk e di a janë të gjitha të kontrollua, apo si i kanë marr licencat”, ka thënë Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, rinia e Partisë Demokratike të…