Fillojnë përgatitjet për turnirin tradicional ‘Demush Mavraj’

02 maj 2024 | 14:45

Kanë filluar përgatitjet rreth organizimit të turnirit tradicional në futboll të vogël “Demush Mavraj”.

Organizatorët kanë paraparë që turniri të mbahet më 15 maj në Qendrën Sportive “IBOS”, derisa ka filluar edhe paraqitja e ekipeve. Më 14 maj do të tërhiqet shorti në orën 21:00.

Sipas organizatorëve, turniri pritet të jetë mjaftë madhështorë dhe do të ketë shpërblime me medalje, Kupë dhe të holla. Ndërsa sistemi i lojës do të jetë 4+1.

Dëshmori Demush Mavraj ka rënë heroikisht para 25 vitesh. Demushi ishte arsimtar i Edukatës Fizike dhe kontributi në edukimin e brezave të rinjtë në kohë okupimi ka qenë i madh, siç ka qenë edhe kontributi në luftën çlirimtare.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar të enjten analizën…