Ahmeti pasi u shpall ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës: Këtë nder e ndaj me të gjithë bashkëluftëtarët e mi

02 maj 2024 | 15:49

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti është shpallur “Qytetar Nderi” i Tiranës.

Ahmeti ka thënë se këtë nder e ndanë me të gjithë bashkëluftëtarët e tij në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë nderin që sot më bënë bashkëkombësit e mi në Shqipëri me shpalljen Qytetar Nderi i kryeqytetit të tyre, Tiranës. Në veprimtarinë kombëtare kam pasur gjithmonë në mendje jetësimin e kauzave jetike të lirisë e barazisë së shqiptarëve në vendet e tyre, ruajtjen e indit kombëtar aty ku cenohej, në Kosovë e Maqedoni, duke pasur mendjen e shpirtin gjithmonë në Shqipërinë tonë që ka qëndruar në çdo çast krahë nesh në lëvizjet tona çlirimtare. Këtë nder unë e ndaj me të gjithë bashkëluftëtarët e mi, të burgosurit politik në vendin tim dhe në Kosovë, me 3 000 mbetjet mortore që i kam në vendlindjen time se ata për flamurin kombëtar dhe për gjuhën tonë të bukur shqipe janë vrarë. Faleminderit kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për mikpritjen vëllazërore, të gjitha personaliteteve që nderuar kontributin tim kombëtar!”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

May be an image of 3 peopleMay be an image of 3 people and textMay be an image of 10 people, the Oval Office and textMay be an image of 7 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Driton Kuka, i ka numëruar medaljet elitare që i…