Tejkaloi në vijë të plotë, 200 euro shoferit të autobusit në Ferizaj

03 maj 2024 | 08:50

Policia ka dënuar një shofer në Ferizaj, pasi i njëjti derisaishte duke vozitur autobusin, ka bërë tejkalim në vijë të plotë të një veture.

Ndaj tij policia ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, 2 pikë negative, dhe për 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Policia njofton se “kjo informatë është dërguar nga një qytetar me fotografi”.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos bëjnë tejkalim në vijë të plotë.

“Ndërsa falënderojmë qytetarët që po bashkëpunojnë me ne dhe inkurajojmë të tjerët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumëse 90 gazetarë kanë mbetur të vrarë në luftën…