Kim Kardashian tërheq vëmendjen e publikut, shfaqet me flokë rozë

03 maj 2024 | 11:54

Kim Kardashian është shfaqur në rrjetet sociale me një pamje të veçantë. Personazhi i njohur televiziv ka postuar në llogarinë personale në Instagram disa foto të saja, me një stil shumë larg nga ai që është mësuar publiku i saj.

Në postimin e saj të ri, Kim Kardashian pozon me pantallona të shkurtra të zeza, një trup të zi dhe një palë çizme të veçanta të zeza. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut të saj nuk ishte kombinimi i saj, por ndryshimi i flokëve.

Kim Kardashian shfaqet në foto me flokë të shkurtër rozë, diçka që nuk e ka provuar kurrë më parë. Ajo zgjodhi të mos shkruante asgjë në mbishkrimin e postimit të saj, duke shtuar vetëm një ‘emoji’ në formë zemre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Ambasada e Shteteve…