Alonso: Ishte një paraqitje e madhe nga ana jonë

03 maj 2024 | 12:36

Bayer Leverkusen nuk di të ndalët, bëjnë për “aspirina” Romën, duke vijuar rrugëtimin e tyre perfekt edhe në Evropë. Ekipi i Xabi Alonsos hedh një hap të sigurt drejt finales së madhe në Evropa Ligës, teksa thyen verdhekuqtë pastër 2-0 brenda në “Olimpico”. Pas kësaj fitoreje të pastër, Alonso qëndron i qetë, por shpreson që të festojë me tifozët edhe në Gjermani.

“Luftuan shumë, me forcë dhe disiplinë, por kemi ende shumë punë për të bërë. Ishte një paraqitje e madhe nga ana jonë. Luajtëm mirë në kundërsulm, por nuk arritëm të shfrytëzojmë rastet për të shënuar dhe golin e tretë, gjithsesi jemi të kënaqur. Shpresoj që të festojmë me tifozët tanë edhe javën e ardhshme”, u shpreh Alonso.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha është tallur me zyrtarët…