Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

03 maj 2024 | 16:42

Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë, tashmë ka arritur mbi 1 milion.

Lajmin e ka konfirmuar në “RTV Dukagjinit”, Ylli Shala nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Deri më një maj, sipas tij, është arritur numri prej 974 mijë e 543 persona të regjistruar, kurse të hënën pritet të dalin me shifrat zyrtare ku, sipas tij, veçse ka arritur numri në një milion qytetarë të regjistruar.

“Më 1 maj është afër 1 milion, 974 mijë e 543 persona. Shihet numri deri më datën një maj orën 22. Është përqindja e komunave sa kanë marrë pjesë. Tash po punojmë intensivisht, sepse i kemi vetëm edhe dy javë, regjistruesit janë në teren. E kanë obligim ta përfundojmë zonën e parë tani zonën e dytë. Regjistruesit janë shumë të mirë të këndshëm”, ka thënë ai.

Shala ka folur edhe për procesin e regjistrimit në komunat veriore, për të cilat ka theksuar se ka tendencë për refuzim. Ai ka bërë me dije se në Leposaviq e Zubin Potok nuk ka shumë refuzime, kurse Komuna e Zveçanit dhe e Mitrovicës së Veriut janë më problematike në këtë aspekt.

Ai ka deklaruar  se më 17 maj do të përmbyllet procesi i regjistrimit, i cili, sipas tij, është tejet i rëndësishëm për vendin.

Më tutje, Shala është shprehur se të gjithë qytetarët që nuk janë regjistruar, munden që në faqen e ASK-së, t’i marrin numrat kontaktues dhe të komunikojnë me ASK-në për t’u regjistruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në Ditën e…