Arsenali vazhdon ma hapa të sigurt drejt titullit

04 maj 2024 | 16:36

Arsenali ka marrë tre pikë të rëndësishme në garën për titullin e Premierligës.

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36-të, “Topçinjët” shënuan fitore ndaj Bournemouthit në “Emirates Stadium” me rezultat 3-0.

Saka hapi serinë e golave në minutën e 45-të, duke u treguar i sakt nga penalltia.

Leandro Trossard dyfishoi epërsinë në minutën e 70-të, derisa Declan Rise vulosi fitoren në 90+7.

Me këtë fitore Arsenali shkon në kuotën e 83 pikëve dhe mbetet lider i Premierligës me katër pikë më shumë se Manchester City që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të shtune është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj…