Dëmtohet busti i Skënderbeut në Gjenevë, reagon dega e PDK-së në Zvicër

04 maj 2024 | 21:43

Ditë më parë nga persona të papërgjegjshëm është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë të Zvicrës. E për këtë veprim të ultë ka reaguar i gjithë komuniteti shqiptar në Gjenevë. Poashtu  edhe Dega e PDK-së në Zvicër që drejtohet nga Ragip Xhaka ka reaguar lidhur me rastin makabër që ka ndodhur në Gjenevë, duke kërkuar nga organet e rendit që të zbardhin rastin dhe rrugaçët të dalin para drejtësisë.

“Është e pa imagjinueshme, që, edhe sot në shek. XXI-të, të bëhët pengesë e dikujt figura dhe lavdia e Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut! Këtë rast rrugaçërie, e konsiderojmë si akt anti-historik, të pa pranueshëm, dhe të dënueshëm. Andaj kërkojmë nga Organet e Rendit Publik të Shtetit Zvicëran, të angazhohën fuqishëm në zbardhjën e këtijë vandalizmi, për ti vënë para drejtësisë keqbërësit, pa marrë parasyshë cilit grup apo përkatësie i takojnë.”, shkruan ndër tjera në reagimin e PDK-së.

Reagimi i plotë i Degës së PDK-së në Zvicër:

Ne si komunitet, jemi të indinjuar thellë nga rasti vandalist ndaj bustit të heroit të popullit shqiptar dhe i popujve Evropian Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i cili është i vendosur në njërin nga parqët e qytetit të Gjenevës.

Është e pa imagjinueshme, që, edhe sot në shek. XXI-të, të bëhët pengesë e dikujt figura dhe lavdia e Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut! Këtë rast rrugaçërie, e konsiderojmë si akt anti-historik, të pa pranueshëm, dhe të dënueshëm.

Andaj kërkojmë nga Organet e Rendit Publik të Shtetit Zvicëran, të angazhohën fuqishëm në zbardhjën e këtijë vandalizmi, për ti vënë para drejtësisë keqbërësit, pa marrë parasyshë cilit grup apo përkatësie i takojnë.

Shpresojmë që në të ardhmen, të mos ndodhin më raste të tilla të shëmtuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova po shpreson që vendet mike të perëndimit do ta…