Presidentja Osmani ua uron Pashkët besimtarëve ortodoksë
05 maj 2024
| 10:18
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka uruar Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve ortodoksë.
“Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën!.
Kjo ditë e ringjalljes dhe e ripërtëritjes të sjellë paqe dhe gëzim në të gjitha familjet tuaja!”, ka shkruar ajo në platformën ‘X’.