Trump krahason administratën e Biden me Gestapon

05 maj 2024 | 11:00

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e krahasoi administratën e presidentit aktual të SHBA-së Joe Biden me Gestapon, policinë famëkeqe sekrete të Gjermanisë naziste.

“Këta njerëz drejtojnë administratën e SHBA-sw si një Gestapo. Kjo është e vetmja gjë që ata dinë dhe mendojnë se vetëm kështu do të fitojnë,” tha Trump.

Trump ka komentuar edhe procesin penal që po zhvillohet ndaj tij, duke vlerësuar se ekipi i Biden beson se vetëm kështu mund të fitojnë dhe ta çojnë Bidenin drejt fitores elektorale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia e ka vendosur Volodymyr Zelenskyn në listën e të…