Shënon një gol dhe dhuron 5 asiste brenda 33 minutave, Messi shkruan një tjetër histori te Inter Miami

05 maj 2024 | 12:54

Pesë asiste dhe një gol brenda 33 minutave, ky është rekordi i yllit argjentinas Lionel Mesi gjatë fitores së Inter Majemit (6-2) kundër Nju Jork Red Bulls, në MLS.

Asisti i tij i parë erdhi në minutën e 48’ dhe në të 50-ën ai shënoi golin e tij personal.

Më pas argjentinasi dhuroi edhe 4 asiste të tjera perfekte.

Ish-dyshja e FC Barcelonës pati një ditë mahnitëse në fushë, pasi Luis Suarez shënoi tre here, në më pak se 15 minuta, nga e 68-ta në të 81-ën, çdo herë në një shërbim të Mesit.

Kjo performancë statistikore, e padëgjuar në MLS, i lejon argjentinasit të rrisë numrin e golave ​​në 10 dhe asistimet e tij në 12, në tetë ndeshje të luajtura.

Falë këtij suksesi, Inter Majemi ruan kryesimin në Konferencën Lindore, me 24 pikë në 12 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje bashkëkombësve të tij…