Ky është urimi i Konjufcës për festën e Pashkës

05 maj 2024 | 13:29

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ua ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks.

“Kjo festë që vjen në frymën e ripërtëritjes dhe rikthimit të shpresës, që kërkon reflektimin për rëndësinë dhe domethënien e sakrificës, që kërkon të forcojë vlerësimin, respektin dhe përkujdesin ndaj njëri-tjetrit, le ta gjejë gjithkënd përreth vlerave të solidaritetit dhe mirësisë”.

“Ajo na tregon për efektin e madh ndriçues mbi errësirën, tregon se e mira triumfon edhe kur mund të duket e pafuqishme, se drejtësia nuk është vetëm çështje force, por më së pari, çështje besimi dhe insistimi tek ajo. Këto mësime të vyera i shërbejnë përnaltësimit të jetës shpirtërore, teksa pasqyrohen në jetën shoqërore. Mbarësi, gëzim, shëndet e harmoni në familjet tuaja, sot e gjithmonë!”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët ortodoksë për…