Daçiqi: Kurti s’e do statutin e BE-së për Asociacionin

05 maj 2024 | 14:17

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, draft-statuti i ofruar nga Bashkimi Evropian (BE) për Asociacionin e komunave me shumicë serbe “nuk është i pranueshëm”.

Kështu ka thënë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke folur për “kushtëzimet” ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës me dërgim të draft-Statutit në Gjykatën Kushtetuese.

Daçiqi ka pretenduar se Kurtit “e ka një (draft-statut) të tij”.

“Ka presion ndaj Kurtit që, siç thonë ata, që të gjejnë një term që s’do të thotë kurrgjë – që Kurti të bëjë hap të paprakthyeshëm drejt forimimit të Asociacionit të komunave serbe. Dhe çka është kjo? Është pyetje një milion dollarëshe. Ta dërgojë draft-statutin në Gjykatën Kushtetuese? Nuk e di çfarë hapi i madh qenka kjo, sepse gjykata mund të thotë se nuk e pranoj. Nuk ka garancion që statuti do të pranohet”.

“Dhe pastaj bëhet sikur po i thërret kryetarët e komunave në veri, dhe janë shqiptarë, me ata konsultohet. Kjo është pa pikë kuptimi. Disa vende perëndimore po mundohet ta fusin në kornizë Kurtit, së paku ta dërgojë draft-Statutin në gjykatë”.

“Në Asamblenë Parlamentare 33 vende ishin pro dhe tani u duhen 31 vota. Është një rezultat i ngushtë, por nëse Franca, Gjermania dhe Italia kanë rezerva, atëherë nuk ka shanse të kalojë, as nuk është ende në rend dite. Komiteti i Ministrave është caktuar për 16 dhe 17 maj dhe me shumë gjasa do të ketë votim më 17 maj”, ka thënë Daçiqi për “TV Prva”.

Ai po ashtu ka thënë se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është e rëndësishme për Serbinë, sepse tregon qëndrimin në raport me anëtarësimin e Kosovës në organizata të tjera ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i tentim-vrasjes ka ndodhur pas mesnatës në veri…