Sanije Krasniqi, zyrtarisht pjesë e FIFA-s
05 maj 2024
| 14:38
24 vjet të jetës së saj ia kushtoi futbollit.
Sanije Krasniqi, tani edhe zyrtarisht është bërë pjesë e shtëpisë më të madhe të këtij sporti, FIFA-s
Në njoftimin e bërë nga vet ajo, ka thënë se angazhimin e saj do ta vazhdojë në pozitën e ekspertës për zhvillimin e programeve në futbollin e femrave.
Krasniqi ka dhënë kontribut goxha të madh në zhvillimin e këtij sporti në Kosovë.
Së fundmi ajo është pajisur edhe me licencën PRO nga UEFA.