Arbër Zeneli vazhdon shkëlqimin, realizon gol spektakolar ndaj Malmos

05 maj 2024 | 15:02

Arbër Zeneli ka vazhduar shkëlqimin pas rikthimit në Suedi me fanellën e Elfsborgit.

Sulmuesi dardan ka gjetur sërish golin me fanellën e Elfsborgit, kësaj radhe në derbin ndaj Malmos.

Ishte minuta e 34-të e ndeshjes kur Zeneli u fut në zonë nga krahu i majtë dhe me një gjuajtje të fortë realizoi për 1-0.

Ky ishte goli i dytë radhazi për sulmuesin dardan në elitën e futbollit suedez, pasi kishte refuzuar ealizoi edhe xhiron e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Evropës feston sot 75-vjetorin e themelimit dhe deputeti…