VIDEO | Xhaka di të shënojë vetëm supergola

05 maj 2024 | 22:22

Granit Xhaka dhe kampionët e Leverkusen nuk dinë të ndalen. Edhe pse luajtën vetëm tre ditë më parë në Europa League ndaj Romës, ku fituan 0-2 në Olimpico, kampionët e Gjermanisë kanë zbritur sërish me formacionin më të mirë në ndeshjen e kësaj të diele ndaj Frankfurtit në Bundesligë.

Granit Xhaka, mesfushori, i cili ka qenë një nga më të rëndësishmit për skuadrën e Alonsos këtë sezon, hapi ndeshjen me një gol fantastik në minutën e 12.

Xhaka lëshoi një predhë nga jashtë zone duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi, portierit kundërshtar. Ky ishte goli i tretë për Xhakën këtë sezon me Leverkusen në Bundesligë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brigada e 47-të e Ukrainës e cila lufton ashpër në…