Sulmohet kamerieri në një kafene në Dardani

06 maj 2024 | 08:41

Një person e ka sulmuar fizikisht një punëtor të një kafeneje në Dardani të Prishtinës.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“SULM- Dardani, Prishtinë 05.05.2024-11:22. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e  punës në një kafiteri, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar.  Ankuesi nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të dalin…