Nuk pagoi taksistin dhe ia vodhi celularin, arrestohet

06 maj 2024 | 08:58

Një taksist ka njoftuar se një klient i tij, përveçse nuk e ka kryer pagesën, ia ka vjedhur edhe një telefon të tipit “Iphone XS”.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“VJEDHJE- Prishtinë 05.05.2024-22:20.  Ankuesit mashkull kosovar, ka raportuar se pasi që ka kryer shërbime taksi një personi, i njëjti nuk ia kishte kryer pagesën dhe njëkohësisht ia kishte vjedhur edhe një telefon celular “Iphone XS” dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësiti policore ka arrit që ta identifikojë dhe ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar, dhe i njejti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person në Leposaviq ka raportuar se dikush ka tentuar…