Menaxheri i Robin Krasniqit i prezanton statistikat fantastike të bokisierit

06 maj 2024 | 17:23

Luan Dreshaj, menaxheri i Robin Krasniqit, i ka publikuar disa statistika fantastike pas fitores ndaj portugezit, Jorge Silva.

Dreshaj thotë se sipas këtyre statistikave, Krasniqi është boksieri më i suksesshëm shqiptar i të gjitha kohërave.

“Shpresojmë në të ardhmen të kemi shumë kampion bote, shqiptar! Por kjo rrugë, kjo karrierë, ky durim dhe kjo thjeshtësi që e ka Robin Krasniqi si njeri, këto vërtet nuk janë lehtë për t’u zëvendësuar”, ka njoftuar Dreshaj në “Facebook”.

Sukseset e arritura deri tani nga boksieri Robin Krasniqi:

i vetmi Kampion Bote (madje në dy Federata të ndryshme);

– i vetmi Kampion Evropë në dy pesha të ndryshme;

– ka fituar më së shumti tituj internacional & interkontinental;

– ka zhvilluar më së shumti duele profesioniste;

– ka shënuar më së shumti fitore në boksin profesionist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 27-vjetorin e rënies së Luan Haradinajt dhe përvjetorin e…