Vjedhja e automjetit që u kushtoi me jetë turistëve në Meksikë

06 maj 2024 | 18:14

Tre turistë janë gjetur të vdekur në Meksikë me nga një plumb në kokë dhe trupat e tyre janë hedhur në një gropë, kanë njoftuar autoritetet meksikane të hënën, raporton BBC.

Zyrtarët besojnë se tre turistët janë sulmuar teksa po bënin përpjekje që të ndalnin vjedhjen e automjetit të tyre, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Vëllezërit australian Jake dhe Callum Robinson dhe miku i tyre amerikan, Carter Rhoad, ishin raportuar të zhdukur më 27 prill teksa po shkonin për sërf në Ensenada.

Familjarët e tre viktimave kanë identifikuar trupat të dielën pasi udhëtuan në Meksikë me kërkesën e autoriteteve.

Të dyshuarit dëshironin të merrinin automjetin për shkak të gomave dhe i qëlluan turistët teksa po rezistonin.

Një trup i katërt është gjetur në këtë gropë, por autoritetet meksikane kanë deklaruar se nuk ka lidhje me rastin e turistëve.

Dy burra dhe një grua janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë në vrasjen e turistëve.

Rastin është duke e hetuar edhe FBI-ja.

Baja California është një prej shteteve më të rrezikshme në Meksikë. Vazhdimisht ka përleshje të armatosur mes bandave të drogës.

Në vitin 2023 ishte shteti i dytë me mesataren më të lartë të vrasjeve pas Guanajuatos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misionit i NATO-s, KFOR, ka bërë të ditur se karabinierët…