Lajçaku pas takimit me Escobarin në Uashington: Folëm thellësisht për disa tema

07 maj 2024 | 08:54

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka mbërritur në Uashington.

Ai ka thënë se ka zhvilluar “një takim produktiv” me emisarin e ShBA-së, Gabriel Escobar, me të cilin tha se “është zhytur në diskutime të thella”.

Se Lajçaku do të shkojë në ShBA ka njoftuar dje ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien.

“Zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar dhe unë planifikojmë ta mirëpresim Miroslav Lajçakun më vonë këtë javë për të koordinuar mbështetjen ShBA-BE për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar dje O’Brien në X.

Dy emisarët Escobar dhe Lajçak që kanë mbuluar Ballkanin Perëndimor me postet e tyre kanë qenë aktivisht të angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi duke ia dalë t’i bindin palët që t’i pranojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin e Ohrit, të cilat po hasin në vështirësi në zbatim. DASh-i ka konfirmuar se Escobari pritet të marrë një pozitë të re, ndërsa Lajçaku është nominuar për ambasador të BE-së në Zvicër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar një i mitur në Obiliq pasi i njëjti…