Pahori thotë se nuk jep më intervista derisa të përmbyllet emërimi i emisarit të BE-së për dialogun

07 maj 2024 | 11:10

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kandidat për postin e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, ka thënë se për shkak të rritjes së kërkesave për deklarata dhe intervista, më nuk do të flasë për medie.

Në platformën “X” Pahori ka shkruar se nuk do të deklarohet derisa të përfundojë procesi i përzgjedhjes së emisarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi.

“Duke pasur parasysh numrin në rritje të kërkesave për deklarata apo intervista, veçanërisht nga rajoni, ish-presidenti Borut Pahor nuk po jep deklarata apo intervista deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale. Faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar Pahori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 1 milion e 200 mijë qytetarë janë regjistruar deri…