Nushi i PSD-së: Kurti e ka ditur se Asociacioni është kusht, mos ia hani foret

07 maj 2024 | 16:43

Zyrtari i lartë i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka ditur që nga fillimi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

“Kurti e ka ditë që asociacioni është kusht. Prej që kemi aplikuar për Këshill të Evropës, Kurti e ka ditë që themelimi i Asociacionit është i lidhur me aplikimin tonë në këtë institucion. Bile ai i shkruan letër Këshillit duke i premtuar themelimin e Asociacionit. Tash po do me u shitë viktimë dhe i habitur për diçka që e ka ditë vet. Mos ia hani këto fore”, ka shkruar Nushi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi është gati t’i ofrojë Federico Chiesas një kontratë të…