Zelensky përsërit: Putini është nazist, mbi 50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan mbrëmë në vendin tonë

08 maj 2024 | 08:54

Duke komentuar sulmet ruse të natës së 7 dhe 8 majit, presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se vetëm nazistët do të kryenin sulme të tilla në Ditën e Fitores mbi nazizmin në  Luftën e Dytë Botërore.

Ai theksoi se Rusia ka shkrepur mbi 50 raketa dhe më shumë se 20 dronë Shahed, transmeton Telegrafi.

“Në ditën e Fitores mbi nazizmin në Luftën e Dytë Botërore, nazisti Vladimir Putin ka lansuar një sulm masiv me raketa mbi Ukrainën”, ka shkruar Zelensky në Facebook.

Sipas tij, mbi 50 raketa dhe më shumë se 20 dronë Shahed kishin shënjestruar infrastrukturën në Lviv, Vinnytsia, Kyiv, Poltava, Kirovohrad, Zaporizhzhia dhe Ivano-Frankivsk.

“E gjithë bota duhet ta kuptojë kush është kush. Bota nuk duhet t’i jap mund një nazizmi të ri”, tha ndër tjera presidenti ukrainas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mosgjetja e punonjësve, një nga sfidat kryesore me të cilën…