Kurti: S’e pranojmë të kushtëzohemi me Asociacion për në KiE

08 maj 2024 | 12:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë ka konfirmuar se ekziston kushti i formimit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE).

Kurti e ka shprehur haptas që s’e ka pritur që pengesë do të bëheshin aleatët e Kosovës.

“Pengesat i mendonim nga shtete që s’e njohin Kosovën, asnjëherë dhe assesi s’e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike që kanë qenë dhe janë përkrahëse të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Më tutje, Kurti është shprehur se qeveria që e drejton ai nuk do të kushtëzohet me Asociacionin për anëtarësimin në KiE.

“Qeveria s’e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin, për normalizim bisedojmë në Bruksel, jo në Strasburg”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Noelia Voigt e cila u kurorëzua si Miss SHBA vitin…