Miratohet Udhëzimi administrativ për të drejtat dhe ofrimin e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijës
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-udhëzimit Administrativ për bashkëpunimin e strukturave dhe mekanizmave institucional me organizatat joqeveritare për realizimin e politikave për të drejtat dhe ofrimin e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijës.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se përmes këtij Projekt-udhëzimi përcaktohen mënyrat e bashkëpunimit. Ajo ka thënë se kështu do të sigurohet zbatim i plotë i politikave.
“Ky projekt-udhëzim ka të bëjë me bashkëpunimin e strukturave dhe mekanizmave institucional me organizatat joqeveritare për realizimin e politikave për të drejtat dhe ofrimin e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijës. Përcakton mënyrat e bashkëpunimit, në mënyrë që të sigurojmë zbatimin e plotë të politikave”, ka thënë ministrja Haxhiu në mbledhjen e qeverisë.