Mourinho mund të rikthehet në Premierligë

08 maj 2024 | 16:58

Pas përfundimit të këtij sezoni rrugët e Manchester Unitedit me Erik ten Hag me shumë mundësi do të ndahen për shkak të krizës që ndodhet ekipi nën drejtimin e holandezit.

Referuar kësaj situate, tashmë ka shumë pasardhës të mundshëm të Ten Hag në “Old Trafford”, por në Manchester orët e fundit po përhapet një lajm i bujshëm që thekson se Jose Mourinho është gati të rikthehet në stolin e “Djajve të Kuq”.

Ish-trajner i Unitedit nga viti 2016 deri në dhjetor 2018, kur u shkarkua dhe u zëvendësua nga Solskjaer, 61-vjeçari, sipas asaj që raportohet nga mediet britanike, do t’u kishte thënë miqve dhe të njohurve më të afërt se do të dëshironte të ishte sërish trajner i Manchester Unitedit në të ardhmen. Në dy vjet e gjysmë në “Old Trafford”, Mourinho arriti të fitojë një Evropa Ligë dhe një EFL Cup.

Që nga janari i 2024-s kur u largua nga Roma, Mourinho është pa punë dhe situata nga të dyja palët, si nga trajneri ashtu edhe nga klubi anglez, duket e përkryer për t’u ribashkuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria aktuale e Kosovës po e vazhdon zbatimin e një…