Laboratori i drogës në Leposaviq, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

08 maj 2024 | 19:34

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar t’i caktohet masa e paraburgimit të pandehurit për laboratorin e drogës në Leposaviq.

Sipas njoftimit, Prokuroria tha se të dyshuarit në fshatin Miokovicë i janë gjetur dhe sekuestruar pushkë me tyta të gjata, fishekë për pushkë gjuetie, një fishekë për armë të gjatë, dy radiolidhje, adapterë për radiolidhje, xhaketë e uniformës së Policisë së Kosovës, maskë, 409 bimë të dyshuara të kanabisit e mjete të tjera për kultivimin e bimëve narkotike.

Në njoftim u tha se ekziston dyshimi se M.I. ka kryer veprat penale “prodhim dhe përpunim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Fronti Evropian” ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë…