Trepça – Ylli, sonte finalja e parë

09 maj 2024 | 10:39

Trepça dhe Golden Eagle Ylli, pas një rrugëtimi të gjatë, do t’i kenë sfidat vendimtare për titullin e kampionit.

Trepça e kërkon titullin e pestë në histori të saj dhe të parin pas vitit 2012, ndërkohë që therandasit titullin e tretë në histori, pasi e kanë fituar më 2021 dhe 2022. Mitrovicasit kanë pasur një edicion mjaft të suksesshëm deri më tani, duke fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike.

Pikërisht në finale të Ligës Unike fituan ndaj Yllit, në një sfidë shumë interesante që përfundoi 66:67 për “Xehetarët”. Trepça përfundoi edicionin e rregullt në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, derisa therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e tri humbje.

Nga tri humbjet e Trepçës, dy kanë ardhur nga Ylli, duke paralajmëruar një sfidë shumë të “zjarrtë” mes tyre. Trepça në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën 3:0, ndërsa Golden Eagle Ylli në çerekfinale mundi Bashkimin 2:0 dhe Pejën në gjysmëfinale 3:2. Takimi zhvillohet sonte (e enjte) nga ora 19:00 në “Minatori” dhe transmetohet në Art Motion/Kujtesa. Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës.

Orari i finaleve

9 maj
19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

12 maj
19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça

16 maj
19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19 maj
19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça (e mundshme)

23 maj
19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli (e mundshme)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i njohur, Jose Mourinho u shpreh se është penduar…