Dy klube të mëdha pas Theo Hernandez

09 maj 2024 | 14:51

Theo Hernandez është një nga lojtarët më të mirë të Milanit. Paraqitjet e mbrojtësit kuqezi nuk kanë mbetur pa u vënë re nga skuadrat e mëdha, ku së fundmi mediat italiane bëjnë me dije se dy klube kanë shfaqur interesim për futbollistin.

Bayern Munchen e shikon Theon si përforcimin e duhur dhe është gati të hyjë në tratativa me Milanin. Edhe PSG-ja është në garë për anësorin, pasi stili i lojës së tij përshatet shumë me atë të parisienëve. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend që ka ndikim…