Ambasadori Hill takohet me Marko Gjuriqin

09 maj 2024 | 23:51

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, gjatë ditës së sotme ka qenë në ambientet e ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

Kryediplomati serb, njëherit ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se në takim me ambasadorin Hill kanë theksuar se forcimi i raporteve ShBA-Serbi është prioritet i tyre.

“Takova për herë të parë ambasadorin amerikan, Hill. Si Ministër i Punëve të jashtme të Serbisë, theksova që forcimi dhe bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara është një nga topprioritetet e Qeverisë së Serbisë në politikën e jashtme”, ka shkruar Gjuriq në platformën “X”.

“Marrëdhëniet tona politike, ekonomike dhe kulturore i janë nënshkruar një transformimi pozitiv dhe të dobishëm në vitet e fundit”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayer Leverkuseni ka siguruar edhe finalen e dytë këtë edicion…