Ushtari amerikan vritet nga polici në Florida

10 maj 2024 | 08:23

Një pjesëtar i forcave ajrore të SHBA-së është qëlluar për vdekje nga një polic që u fut në adresën e gabuar.

Roger Fortson 23-vjeçar vdiq pasi një zëvendës sherif e qëlloi atë. Policia kishte deklaruar se zëvendës sherifi qëlloi në vetëmbrojtje pasi e pa Fortsonin me armë në dorë. Duke cituar një dëshmitar, avokati pretendon se policia është futur në shtëpinë e gabuar. Ai po kërkon hetim të plotë.

Ushtari u qëllua më 3 maj në shtëpinë e tij në Florida. Fortson u dërgua në spital ku vdiq si pasojë e plagëve.  Incidenti po hetohet nga Departamenti i Forcave të rendit të Floridas.

Sherifi i qarkut Okaloosa Eric Aden tha se të shtënat po hetoheEN nga Departamenti i Zbatimit të Ligjit në Florida dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit, duke shtuar se do të sigurojë “transparencë dhe llogaridhënie”, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot parashihet të ketë më shumë vranësira, me mundësi për…