Një motoristi i gjendet një pistoletë, i dyshuari ndalohet për 48 orë

10 maj 2024 | 11:30

“Me datën 10.05.2024 rreth orës 01:25 patrulla policore gjate pikës së kontrollit ka ndaluar një motoçikletë e cila po lëvizte pa drita, gjatë kontrollit në bagazhin e motoçikletës është gjetur një armë e zjarrit prodhim turk, modeli Zoraki dhe një karikator pa fishek. I dyshuari (Sh.S. 2004) është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren dhe është intervistuar në prezencën e avokatit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në lidhje me rastin është njoftuar polici hetues si dhe forenzika të cilët kane dalë në vendin e ngjarjes, pas shikimit të vendit të ngjarjes arma e zjarrit është sekuestruar.

“Është njoftuar edhe Prokurori i shtetit dhe i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 ore. Në këtë rast nga Stacioni Policor Prizren janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës” dhe rasti ka kaluar në Sektorin e Hetimeve”, ka njoftuar PK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo është lidhur me një lëvizje shokuese…