Komedi apo marrëzi: Të festosh humbjen tënde, duke ju gëzuar fitores të VMRO,s!!

10 maj 2024 | 12:10

Nga Bekim Adili
10 Maj 2024
Kërçovë

Me shpresë për ti shërbyer në pushtet, një force anti-shqiptare dhe anti-europiane
duke shkel mbi legjitimitetin e popullit tënd, është komiko-tragjike.
Kur, pret që humbësi të pranojë rezultatin, çuditërishtë disfatën përpiqen ta shesin si fitore. Një humbje me diferenc mbi 30 mij vota. Kur në mbi 80 përqind të vendvotimeve shqiptare janë humbës. Kur vota maksimale e minoriteteve për Frontin Europian mund të jete rreth 15 mij, nga trupi real i votuesëve të tyre. Edhe pse vota nuk ka përkatësi etnike e fetare por është normë qytetare, e si të tilla vota nga komunitetet më të vogla kanë gjithë partitë, është justifikimi më banal të pretendosh që humbjen ta trajtosh si fitore. Ngjashëm, sikur ti thuhet VMRO, së, se nuk jeni fitues. Sepse në koalicion keni 19 parti tjera nga të cilat një pjesë e madhe e votave janë të komuniteteve jo maqedonase. Ose nga ana e Frontit për Europë me të njëjtën monedh kampit opozitar ti thuhet se ju nuk keni 13 deputet. Ata janë 2 nga BESA, 2 nga Alternativa, 3 nga Izet Mexhiti, 5 nga Taravari, një nga përfaqësues pa parti dhe se në mesin e tyre dy deputet janë të komunitetit turk. Retorik frazash të pakuptimta të cilat dalin nga mendësia e mbrapsht të orkestruara nga VMRO. Metodologji dinake e cila për synim me çdo kusht ka marrjen në qeveri koalicionin VLEN, për ti shërbyer asaj e për të nëpërkëmbur shqiptarët e gjakun e derdhur për të qenë të barabart si etnia e dytë më e madhe, e ku përfaqësimi ynë është i garantuar edhe nga parimi i Badenterit, si një e drejtë kushtetuese që buron nga Marrëveshja e Ohrit. Një precedent, i cili nesër do sjelli pasoja për shqiptarët, në krijimin e qeverive të ardhshme, duke na zgjedhur përfaqësuesët tanë partit maqedonase e jo vullneti shumic i popullatës sonë. Pasojë e të cilit fenomen, humb kuptimi i organizimit politik te shqiptarët si dhe ulet faktorizimi ynë që është i nivelit shtetëformues. Një akt me pasoja për statusin tonë në këtë shtet, nëse ai që humb bëhet pjesë e qeverisë. Mungesë e fitores nga VLEN që hyri në këto zgjedhje, pa lider, jo me strukturë mirë të organizuar e pa strategji dhe qëllim. Kauza e tyre, fatkeqësisht bazohej mbi aksiomën e VMRO,s: “ Se Ali Ahmeti dhe BDI, nuk duhet të qëndrojnë më shumë në pushtet”. Pra, qëllimi i vetëm i VMRO,s përmes flirtimit që i ofronte opozitës shqiptare, ishte largimi i Ali Ahmetit me çdo kusht nga qeverisja dhe kaq. Joshje të cilën VLEN për pjesëmarrje në qeveri e arsyeton me atë shprehjen popullore: “Të hypim edhe ne mbi kalë sepse është rradha jonë edhe pse nuk e meritojmë”. Në këtë rast, frenimi i kësaj marrëzie, përveçse pritet të ndodhë nga një ndërhyrje e ndërkombëtarëve, është edhe detyrë e faktorit shqiptar nga Tirana e Prishtina që të ushtrojn presion në arritjen e një marrëveshje mes dy kampeve shqiptare, në mënyrë që ti hapet rrugë ecuris të zhvillimit të negociatave për anëtarsim në BE, jo vetëm Maqedonisë por edhe Shqipërisë e cila mund të jetë peng e politikave anti europiane që ushqen Rusia përmes satelitit të saj VMRO,s. Gabimet janë të mundshme kur bëhen pa dijeni. Moralisht edhe mund të falen. Por, kur gabimin e bën me qëllim atëherë shtrohet pyetja, kujt i shërben!!?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav…