Palmer shpallet lojtari i muajit prill në Premier League

10 maj 2024 | 14:47

Pritja e gjatë e Chelseat për fituesin e çmimit Lojtari i Muajit në Premier League më në fund i është dhënë fund nga Cole Palmer.

Sulmuesi anglez mori çmimin për prillin pasi realizoi shtatë gola në vetëm katër ndeshje.

Palmer e hapi muajin duke shënuar një hat-trick, duke përfshirë golat në minutat e 100-të dhe të 101-të, teksa Chelsea fitoi ndaj Manchester United në një thriller me shtatë gola.

Ndërkohë në fitoren e të Kaltërv ndaj Evertonit me rezultat 6-0, ai realizoi tre gola brenda 29 minutave dhe më pas të katërtën nga penaltia.

Palmer me ndikim të jashtëzakonshëm pati gjithashtu një asistim për Noni Madueke në barazimin 2-2 ndaj Sheffield United.

E premtja shënoi herën e parë që 22-vjeçari fitoi çmimin e lojtarit të muajit në Premier League.

Palmer është lojtari i parë i Chelseat që e fiton çmimin e lojtari të muajit që nga Eden Hazard tashmë i pensionuar – i cili u largua nga klubi në vitin 2019. Ish-futbollisti belg mori çmimin në shtator 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten në Jarinjë janë arrestuar dy serbë. Lajmin e…