Mbrojtësi holandez në radarin e Arsenalit

10 maj 2024 | 15:33

Qendërmbrojtësi i talentuar i Ajaxit Jorrel Hato është në radarin e Arsenalit.

Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Topçinjtë janë duke e monitoruar të riun e Ajaxit.

Ai është duke u cilësuar si një nga talentet më të mirë në Evropë në pozicionin e tij.

Mbrojtësi holandez tashmë është vëzhguar nga skautët londinezë prej muajsh dhe një lëvizje për të, Arsenali mund ta bëjë gjatë kësaj vere.

Hato së fundmi nënshkroi kontratë të re deri në vitin 2028 me ekipin holandez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, nuk është…