Talat Xhaferi: Arsyetova besimin që më është dhënë!

10 maj 2024 | 17:09

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është shprehur krenar me punën që ka bërë deri me tani.

Ai ka bërë me dije se në këto 100 ditë e ka arsyetuar besimin dhe nderin që i është dhënë.

Xhaferi ka shkruar në “Facebook” se ndihet krenar që gjatë kësaj kohe me sukses ka zgjidhur 10 probleme urgjente, ka përfaqësuar shtetin në 5 evenimente të rëndësishme në arenën ndërkombëtare dhe që ka takuar shumë qytetarë.

“Të jesh kryeministër, sidomos kryeministër i parë shqiptar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, është privilegj, nder dhe mbi të gjitha, përgjegjësi për funksionimin e shtetit, institucioneve që janë në shërbim të vazhdueshëm të qytetarëve. këto 100 ditë e arsyetova besimin dhe nderin që më ishte dhënë. Jam veçanërisht krenar që u zgjidhën me sukses 10 probleme urgjente, që e përfaqësova shtetin tonë në 5 evenimente të rëndësishme jashtë vendit dhe që u takova me shumë qytetarë prej të cilëve dëgjova personalisht për sfidat me të cilat ballafaqohen dhe për pritjet që i kanë. Njëqind faqet me material tekstual dhe me foto janë në dispozicion për të gjithë qytetarët interesat e të cilëve i përfaqësoja dhe do të vazhdoj t’i përfaqësoj pa dallim se në cilin funksion kam qenë ose do të jem”, ka shkruar Xhaferi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me…