Kompania “Bell” flet për “bashkëpunim në të ardhmen”, pasi Presidentja pilotoi me një nga helikopterët e saj

10 maj 2024 | 18:21

Kompania “Bell” flet për “bashkëpunim në të ardhmen”, pasi Presidentja pilotoi me një nga helikopterët e saj.

Sadriu ka thënë se “është koha që Kosova t’i marrë”.

Se ka pasur një diskutim për bashkëpunim në të ardhmen mes kompanisë “Bell” dhe presidentes Vjosa Osmani, e kanë konfirmuar nga vetë kompania amerikane. Në një postim ku kanë treguar për vizitën e presidentes Osmani në zyrtar qendrore të tyre, nga “Bell” kanë thënë se e vlerësojnë mundësinë për të diskutuar për rreth bashkëpunimit në të ardhmen.

“Delegacioni u ndal në selinë e Bell si pjesë e vizitës së tyre në zonën #DFË dhe shijoi një turne ajror në Cowtown. Ne e vlerësojmë mundësinë për të diskutuar bashkëpunimin e ardhshëm”, thuhet në njoftim të “Bell”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnim në poligonin ushtarak…