Falë Bellinghamit, Dortmundi do të fitojë më shumë para nëse humb finalen

10 maj 2024 | 19:11

Borussia Dortmundi do të fitojë më shumë para nëse humb finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet më 1 qershor në “Wembley”.

Dortmundi nëse humb do ta gjejë ngushëllimin në përfitimet financiare, shkruan “Sporf”.

Jude Bellingham, i cili u transferua te Reali nga klubi gjerman gjatë verës, ka një klauzolë në kontratë që i jep Dortmundit 25 milionë euro nëse “Mbretërit” triumfojnë në Champions këtë sezon.

Plus 15.5 milionë euro, Dortmundi do t’i merrte si nënkampion. Në total, në rast se Dortmundi humb në finale, do të përfitonte 40.5 milionë euro.

Ndërkohë nëse fiton Ligën e Kampionëve, Dortmundi do të marrë vetëm 20 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri,…