1 milion euro për stafin e arsimit në Graçanicë që askush në shkolla s’i njeh

10 maj 2024 | 21:08

Këto pagesa kalojnë shifrën prej 1 milion euro në vit që Ministria e Arsimit e ndan si grant për kinse mbi 260 të punësuarit nga Komuna e Graçanicës. Televizioni T7 vizitoi tri shkolla të ndryshme dhe i pyeti drejtorët se a i njohin emrat që figurojnë se punojnë aty, por askush nuk është në dijeni se kush janë ata

“”nikola ristiq a punon ktu? Jo! E Srdan Gudzic? Jo! Sdi”

Janë në listën e punonjësve të arsimit në Komunën e Graçanicës, por askush në vendin e punës nuk i njeh.

Prandaj ky punëtor i shkollës mekanike në fshatin Preoc të Graçanicës e udhëzon ekipin e T7 të bisedojë me Lubisha Karagjiq, drejtorin e shkollës “Miladin Mitić” në Llapnasellë.

Pikërisht këtu janë fiks 20 serbë që paguhen nga pushteti lokal me arsyetimin se punojnë si profesorë, edukatorë, mentorë, staf mbështetës e të tjera.

Por asnjëri nga ta realisht kurrë s’doli që ta kryejë punën e tij, e as drejtori s’mund ta konfirmojë këtë.

Ljubisha Karagjiq, drejtor i shkollës “Miladin Mitiq”, “Nuk kam të dhëna për punëtorët, ju mund të më pyesni, unë se kam listën. Ju s’mund ta bëni këtë Njëlloj është situata edhe në shkollën “Krajl Milutin” në qendrën e këtij qyteti ku mbi 10 punëtorë marrin paga secilin muaj direkt nga Komuna e Graçanicës”.

Mirëpo edhe këtu, as udhëheqësi i shkollës s’e ka idenë kush janë emrat për të cilët pretendohet se punojnë aty.

Drejtori i shkollës, “Ne nuk mund t’ju japim asnjë informacion për shkak të kësaj liste. Ne nuk e dimë se ku punojnë këta njerëz. ne nuk e dimë. Krejt këto pagesa kalojnë shifrën prej 1 milionë euro në vit që Ministria e Arsimit e ndan si grant për kinse mbi 260 të punësuarit nga Komuna e Graçanicës”

Me këto shkelje u mor vetë zëvendës-kryesuesi i Kuvendit Komunal aty, Granit Gashi, por pa sukses.

Granit Gashi, zv. kryesues i Kuvendit Komunal, “E kam ngrit edhe ne Kuvendin Komunal te Gracanices kam kerku nga inspektori i arsimit ta konstatoje gjendjen faktike ne terren por i njëjti me ka kthy përgjigje qe drejtoju krimeve ekonomike se ka baze per hetim”

Sipas Lëvizjes FOL, e njëjta gjë po ndodh në sy të publikut në institucionin më të rëndësishëm në Republikë.

Viona Bunjaku, Lëvizja FOL, “Kjo po ndodh me deputete e Listes serbe qe marrin paga por kurrë sdalin ne vendin e tyre..”

Televizioni T7 gjatë ditës së premte tentoi të marr përgjigje nga Komuna e Graçanicës por edhe nga Ministria e Arsimit, por që të dyja ishin të paqasshme. Express.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një I ri nga Prizreni ka ngjashmëri të madhe me…