Zhduket një vajzë në Gjakovë

11 maj 2024 | 12:02

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është zhdukur një vajzë nga Lagjja “Brekoc” e Gjakovës.

Në raportin ditor thuhet se vajza ka dalë nga shtëpia dhe është larguar në drejtim të panjohur, derisa e njëjta nuk është kthyer.

Ndërkohë, policia thotë se rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me afrimin e zgjedhjeve të reja, partitë politike nuk po…